Moderatorja e famshme infektohet me virusin COVID-19

By

Moderatorja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres njoftoi se ka rezultuar pozitive për Covid-19.

Përmes një postimi në Twitter, DeGeneres tha se ndihej mirë tani, dhe shtoi se do të rikthehej pas pushimeve.

“Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura të CDC”, shtoi ajo. “Do të shihemi përsëri të gjithë pas pushimeve. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkroi ajo.

Sipas produksionit që ajo drejton, Ellen e ka transmetuar emisionin e saj, duke respektuar protokollet e Covid-19 dhe ende nuk dihet se ku është infektuar.

Artikuj të ngjashëm