Ky fund vit i ka sjellë Dua Lipës vetëm lajme fanstastike!

By

Dua Lipa ka marrë gjashtë nominime për çmimet “Grammy”, e ndonëse kjo është qershia mbi tortë për karrierën e saj deri më tani, arritjet e saj nuk kanë të ndalur.

Albumi i saj ‘Future Nostalgia’, u zgjodh nga revista ‘People’ si albumi më i mirë i këtij viti, duke lënë pas nëntë albume nga artistë të ndryshëm.

Ky album u publikua në muajin mars, pikërisht në fillimet e koronavirusit, në shumë vende të botës.

Ajo më pas hapi ceremoninë virtuale në edicion e këtij viti të Billboard Women in Music këtë të enjte.

Ylli botëror me albumin e saj të dytë Future Nostalgia ka dominuar në skenë këtë vit dhe është nominuar për çmimin e lakmuar Albumi i Mitit.

Dua më vonë gjatë ceremonisë u nderua me çmimin Powerhouse Award për artist që kanë dominimin në shitje, streaming dhe në radio.

Asaj ju prezantua çmimi nga Senatori Amerikan, Bernie Sanders, të cilin ajo  mbështeti gjatë fushatës së tij zgjedhore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm