Gushti është pushim për Isli Islamin.
Pas një sezoni të ngjeshur në programin e mëngjesit në Top Channel, moderatori i njohur po shijon pushimet e tij mëse të merituara.
E fotografitë nga to kanë ngjallur debat! Sidomos në imazhin e fundit, moderatori duket më ndryshe.
Një prej komentuesve e ka pyetur se përse i bëri buzët duke nënvizuar se “ishte më mirë ashtu”.
Nuk ka munguar replika e Islit i cili ka pyetur “urdhëro?”.
Se i ka bërë apo jo buzët, ju mbetet juve ta vlerësoni duke bërë një xhiro në fotografitë e vjetra të moderatorit. /prive.al