Trendeve të fundit në sferën e mjeksisë estetike i është përshtatur edhe modelja Diana Avdiu.
Bukuroshja që tash e disa muaj është zhvendosur në Kosovë për t’a shfrytëzuar verën, në një prej spitaleve në vend, Bahceci i është nënshtruar një tretmani aspak të zakontë.
Bëhet fjalë për injektimin e plasmës që i ofron fytyrës një freski më të madhe e që kohëve të fundit po aplikohet me të madhe edhe tek ne, pas fiksimit të yjeve në Amerikë si Kim Kardashian që i nënshtrohet periodikisht këtij tretmani.
Përkundër faktit se duket pak e frikshme, Diana është tejet e lumtur nga tretmani. /Prive.al/