Që në zgjim jetë luksi: Anxhela Martini muajin e mjaltit në një ishull privat (VIDEO)

By

Angela Martini është e zhytur në luks dhe jetë filmash.

Modelja e njohur shqiptare sapo është martuar, ndërsa muaji i mjaltit s’mund të ishte më magjik se kaq.

Martini u kurorëzua në Las Vegas me të dashurin e saj, rumunin Dragos Savulescu, në një ceremoni tejet private e cila më pas bombardoi rrjetin.

Ata vendosën që të gjithën ta mbanin për vete, deri në momentin që publikuan një fotografi e cila për shkak se përçonte imazhin e një dasme të veçantë, u bë shumë e famshme dhe të gjithë po flisnin për të.

Por aq private sa dasmën e tyre ata s’po e mbajnë muajin e mjaltit. Dyshja s’po ndalon së publikuari video e imazhe nga vendi ekzotik ku po qëndrojnë, e që është një ishull privat nga ishujt Sychelles.

Angela ka publikuar një video të vilës së saj private në këtë vend magjik, derisa shfaqet provokuese në rroba banje, e është Davos ai që e xhiron tërë vendin. /Prive.al

In between North Island and Fregate Island #seychelles

A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on

Artikuj të ngjashëm