Një lajm tragjik ka dalë nga Qipro, pasi një modele britanike ka vdekur pasi mori vaksinën AstraZeneca COVID-19. S
tephanie Dubois, e cila ishte vetëm 39 vjeç, mori dozën e vaksinës në qytetin e Paphos përpara se të çohej në spitalin kryesor shtetëror të vendit në kryeqytetin e Nikosisë pasi kishte disa probleme.
Ajo vuajti nga një “episod serioz trombotik”. Vdekja e saj do të hetohet nga Agjencia Evropiane e Barnave, Charalambos Charilaou, tha një zëdhënës shëndetësor qipriot për The Times.
Lidhja midis vaksinimit dhe vdekjes së saj nuk është konfirmuar ende. /Prive.al