Modelja amerikane kujton ditën e abortit

By

Chrissy Teigen postoi një fotografi pikëlluese në spital, një vit pasi ajo dhe John Legend humbën fëmijën në vitin 2020, të cilin do ta quanin Jack.

Ajo tha se kurrë nuk do të mbetet shtatzënë përsëri pas humbjes së fëmijës.

Të martën, ylli 35-vjeçar përmes një postimi në Instagram, për të nderuar Jack një vit pasi ajo dhe burri John Legend humbën atë, ndau një fotografi nga një vit më parë duke qarë në shtratin e spitalit ndërsa John e ngushëllonte. Ajo ishte 20 javë shtatzënë në atë kohë.

“Dhe djalit që ne pothuajse e kishim,” e ka titulluar Chrissy. “Një vit me parë me dhurove dhimbjen me të madhe që mund ta imagjinoja për të më treguar se mund te mbijetoja nga cdo gje, edhe nëse nuk do te doja. Unë në nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupat tanë janë të çmuar dhe jeta është një mrekulli. Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por po, kjo nuk ka filluar akoma. Mami dhe babi të duan pergjithmonë,” shkroi ajo.

Po atë ditë, Chrissy gjithashtu postoi në Instagram Story të saj për të thënë se nuk ishte në gjendje të flinte një natë më parë sepse telefoni i saj i kishte kujtuar përvojën e vështirë të një viti më parë. Në mesazhin e saj, ylli, i cili është përballur me polemika këtë vit mbi akuzat për ngacmim, dukej se adresonte komentet lënduese që kishte marrë kohët e fundit në mediat sociale.

Artikuj të ngjashëm