Modeli i njohur nga Shqipëria Valer Kolnikaj i cili u bë i famshëm për publikun me pjesmarrjen e tij në reality show-in Big Brother Albania gëzon disa profesione të ndryshme dhe mjaft interesante.
Mjek, model e së fundmi edhe të analist në Top Show Magazine por duket se ai nuk dëshiron të ndalet me kaq pasi ka vendosur ta provojë veten edhe si këngëtarë me ç’rast sapo ka përfunduar këngën e tij të parë me të cilën do të marrë pjesë në festivalin Kënga Magjike.
Për Valerin kjo do të jetë një eksperiencë krejtësisht e re dhe ndryshe nga ato që ka bërë më parë.
Siç mëson Prive.al për orkestrimin e këngës në fjalë është përkujdesur producenti Gent Myftaraj ndërsa për tekstin Mevlud Zeneli.
Se a do të ketë sukses ai këtë herë sikur me profesionet tjera kjo gjë mbetet të shihet me kohë teksa me padurim po presim ta dëgjojmë projektin e tij të parë.