Mjekët tregojnë arsyet pse keni gjoks të varur

By

Shumë gra mund të kenë gjoks të varur dhe kjo mund t’i bëjë të mos ndihen mirë.

Varja e gjoksit mund të shkaktohet për një mori arsyesh, duke filluar nga plakja, pirja e duhanit apo edhe ushqyerja me gji.

Ndërkaq, nëse gjoksi juaj humbet qëndrueshmërinë jashtë këtyre arsyeve, kjo mund t’ju bëjë të ndiheni edhe më pak të sigurt në trupin tuaj.

Mjeku Hakan Gundogan është shprehur se varjen e gjoksit mund ta shkaktojnë edhe sytjenat e gabuara.

Një ndër arsyet mund të jenë edhe hormonet. Sipas mjekut, gjatë menopauzës rënia e niveleve të estrogjenit mund të çojë në më pak kolagjen në indet e gjirit.

“Marrja e hapave për të rritur estrogjenet, si me fitoestrogjenet ose shtesat e kolagjenit, mund të përmirësojë formën e gjoksit. Flisni me mjekun tuaj përpara se të përpiqeni të rrisni nivelet e estrogjenit”, u shpreh ai.

Gundogan u shpreh se në varjen e gjoksit mund të ndikojë edhe humba e peshës, sepse me këtë rast yndyrore në gjoksin tuaj zvogëlohen.

“Yndyra shtesë e  bën gjoksin më të rëndë, gjë që vendos më shumë tension në ligamentet dhe indet lidhëse që i mbështesin ato”, u shpreh tutje ai.

E sipas mjekut, për ta hequr qafe problemin me gjoksin e varur, ndër të tjera duhet të hiqni dorë nga duhanpirja dhe të jeni më të kujdesshme në përzgjedhjen e sytjenave.

Artikuj të ngjashëm