Mjekët në Shqipëri patën sot falënderim të veçantë nga qytetarët e ngujuar

By

Pasditen e sotme, teksa karantina vazhdon, shumë qytetarë i janë bashkuar thirrjes së televizionit Top Channel për të dalë dhe për të duartrokitur mjekët dhe infermierët nga shtëpitë e tyre, të cilët po rrezikojnë veten e tyre për të na shpëtuar ne në këto ditë të vështira, ku vendi është prekur nga Koronavirusi.

View this post on Instagram

Duartrokitja e qytetarëve në ballkone për të falenderuar mjekët dhe infermierët 🙏 #gazetashqiponline #news #media @gazeta_shqip @hipokrati.tch

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip) on

Për 15 minuta rresht jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin, njerëzit dolën në ballkone duke përshëndetur me duatrokitje të gjatë mjekët dhe infermierët që ndodhen në në ballë të betejës kundër koronavirusit.

Fiks në orën 17.30 ballkonet e Tiranës dhe të gjithë vendit kanë gumëzhirë nga duartokitjet dhe brohoritjet kushtuar të gjitha heronjëve të këtyre ditëve. Këta të fundit e kanë përcjellë me shumë emocion këtë moment kushtuar atyre.

Në mesin e qytetarëve që i janë bashkuar thirrjes, ka qenë edhe këngëtarja Manjolla Nallbani e cila momentin e tillë emocionues e ka ndarë me ndjekësit në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm