E nisi Elvana Gjata. Këngëtarja që nuk poston shpesh, përjashto fotosesionet, sot habiti kur postoi si imazh një prapavijë ngjyrë rozë pa ndonjë përshkrim.
Kaq mjaftoi që shumë persona të komentojnë në llogarinë me mbi gjysmë milioni njerëz të këngëtares duke aluduar në lidhje me atë se çfarë mund të fshihet si mesazh pas këtij postimi.
Të paktën, hipotezat për diçka personale për këngëtaren ranë në ujë. Kjo për faktin se postime të ngjajshme pasuan edhe nga Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni të Threedots, Capital T nga Authentic v teksa në të njejtën frymë ishte edhe një postim i mikut të familjes Threedots, Besnikut.
Momentalisht, nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj serie të postimeve. Një bashkëpunim?! Ndryshime rrënjësore?! Kurreshtja do shuhet kur protagonistët të mos zgjedhin heshtjen. Shpresojmë që kjo të ndodh shpejt! /Prive.al/