Miss Universe Kosova na shpalos fotografi nga fëmijëria! (FOTO)

By

Konkursi i bukurisë Miss Universe Kosova 2016 shpalli si fituese bukuroshen nga Argjentina, Camila Barazza.

Do të jetë pikërisht Camila vajza e cila do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në spektaklin e madh të bukurisë Miss Universe i cili do të mbahet në janar të vitit 2017 në Filipine.

Pavarësisht hendikepit që ajo ka në aspektin gjuhësor qëndrimin në Kosovë po e shfrytëzon edhe për këtë çështje teksa pranë po i gjinden edhe shumë bukuroshe tjera.

E duket se qëndrimi i gjatë larg vendlindjes ka filluar ta mërzisë bukuroshen teksa dita e sotme e gjeti mjaft nostalgjike për vitet e fëmijërise.

Ajo publikoi një fotografi në profilin e saj në Instagram ku shihet në një moshë mjaft të re e bukurinë e saj mund ta vërejmë qartë qysh atëherë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm