Kēngëtarja që dikur solli hite, po e feston ditëlindjen e vajzës së saj e cila sot mbush 1 vit.
Mirsa Kërqeli shfrytëzoi profilin në Facebook për ta uruar me fjalët më të mira, vogëlushen me emrin Ana.
“princesa ime Ana Urime Ditëlindjen! U bëfsh 100! Si sot 1 vjet , kur ti erdhe bota ime ndryshoj! Tani je ti, gëzimi, energjia. sot ti je shoqja ime e ngushtë, e vogël, e madhe, do ta mbajm për dore njëra-tjetrën në çdo moment e për çdo gjë. Sado fjalë të them, sot e gjithmonë, s’do arrij të shpreh dot gjithë dashurinë për ty dhe as se sa krenare ndihem që kam një vajzë si ti! Kjo jo për bukurinë tënde të jashtme, po për shpirtin e embel Je fryma ime! Të dua pafund.?????“, shkroi Mirsa.
Ju kujtojmë që Mirsa ka paralajmëruar rikthim në skenë me disa këngë të ripërpunuara./Prive.al