Kur ai debutoi në skenën shqiptare, mori zemrat e mijëra vajzave.
Ishte ai djali i gjatë e i pashëm, me flokë të gjata me një kitarë në krah dhe me zë të bukur.
E të mos flasim për tekstet e dashurisë që shkruante. Kushedi sa zemërthyeri do ketë qarë me vargjet e këngëve të tij kushtuar dashurisë së humbur, e sa puthjet do jenë dhënë nën tingujt e bukur të këngëve të tij që e shenjtërojnë dashurinë.
Por, ai ka zgjedhur vetëm një vajzë të ketë krah vetes. Dhe ajo është gruaja e tij, këngëtarja Miriam Cani.
Çifti që kanë edhe një vajzë, ndodhen me pushime ndërsa nga kjo harmoni familjare, kanë ndarë pak edhe me fansat e tyre.
Albani ka publikuar një fotografi me Miriamin, të cilës i jep një epitet të jashtëzakonshëm.
“Me diellin përkrah”, ka shkruar ai, poshtë një fotografie me gruan diku në bregdet. /Prive.al