Miriam Cani më e bukur se asnjëherë, shkëlqen nga nuri i shtatzënisë

By

Këngëtari Alban Skënderaj ishte në Prishtinë me 19 Qershor për ta mbajtur koncertin e radhës i cili mblodhi një numër të madh të të pranishmëve në sallën e sporteve ‘1 Tetori’, e me ishte edhe gruaja e tij Miriam Cani.

Dhe përderisa fansat po prisnin të dëgjonin vetëm muzikë nga ai, kjo s’ishte e tëra që ata kishin përgatitur.

Albani teksa po përgatitej të fillonte këngën e radhës, ai tha se këtë këngë po ja kushton dikujt të veçantë, duke u kthyer nga Miriami dhe duke i ledhatuar barkun. Në këtë mënyrë kaq të ëmbël dhe elegante çifti e dhanë lajmin se po bëhen prindër për herë të dytë.

E Miriam Cani tani është 4 muajshë shtatzënë dhe shumë e lumtur, sepse kjo i rrezaton në fytyrë. Me foton e fundit që ajo ndau në Instagram, shihet me grim të lehtë dhe një kurorë me lulë ne flokë, mirëpo aksesori më i bukur i saj është nuri i shtatzënisë. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm