“Miqtë më xhelozojnë për romancën me Taika-n”, thotë Rita Ora

By

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora në podcastin “Table Manners”,  ka treguar se miqtë e saj janë xhelozë për marrëdhënien e saj me Taika Waititi.

Ora tha se shumë persona e kishin telefonuar për t’i treguar se e xhelozojnë për marrëdhënien që ka me Waititin.

“Shumë miq më kanë telefonuar duke thënë se janë shumë xhelozë për mua për burrin tim. Mendoj se kjo është sepse është ajo që shihni, si është ai”, tha Rita.

33-vjeçarja u martua vitin e kaluar me Taikan, por pranoi se para se të lidheshin nuk e kishte menduar kurrë se edhe ai kishte pëlqim për të.

“Unë e adhuroja atë, por nuk mendoja se ai më adhuronte sepse mendova se ai mendonte se isha shumë e çmendur për të. Bota e filmit është ndryshe nga bota e muzikës, yjet e popit dhe muzikantët janë paksa më të egër – ose kështu mendova, por më pas e njoha dhe ai është më i egër se kushdo që kam takuar ndonjëherë”, tha Ora.

Artikuj të ngjashëm