Mimoza – shqiptarja që po bën bujë në Gjermani, lëshon këngën e parë (VIDEO)

By

Artistja me origjinë kosovare ka prezantuar këngën e saj të parë të titulliar “Love For Days”.

Me vokalin e saj shpirtëror ajo ka arrit që ta tërheq vëmendjen e publikut, shkruan Earmilk, transmeton Klan Kosova.

Gjatë luftës në Kosovë, këngëtarja së bashku me familjen e saj është shpërngulur në Suedi, ku ajo ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj.

Më pas ajo është zhvendosur në Gjermani ku edhe ka zbuluar talentin e saj për të shkruar tekste.

Tani ajo flet rrjedhshëm katër gjuhë, gjë që i mundëson asaj të shkruajë dhe të këndojë në të gjitha ato.

Kësaj radhe MIMOZA me projektin e saj ka shënuar sukses në mbarë botën duke arritur mbi 60 milionë klikime.

Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën e saj të parë të titulluar “Love For Days”.

Artikuj të ngjashëm