Mimoza Shkodra së shpejti me risi

By

Është shumë e angazhuar në koncerte e madje për të nuk ka sezonë. Çdo fundjavë është e rezervuar për Mimoza Shkodrën në diasporë. Por njëjtë nuk vepron edhe për prurjet muzikore.

Projekti i fundit që solli ishte ‘Ki me ni’ e publikuar në maj të 2015-tës.

Por tani pas një viti pa një produkt të ri muzikor, Mimoza ka filluar punë për projektin e ri.

Muzika është punuar nga Big Bang e ndërkaq teksti është shkruar nga reperi Gjiko.

E plotësuar me videoklip, kënga do të jetë në treg në muajin qershor. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm