Pasi u nda nga i fejuari i saj, këngëtari Seldi Qalliu, Mimoza Shkodra ka qenë shumë e përkushtuar në karrierën e saj me koncerte, e tani befas publikoi edhe një këngë të re me videoklip.
Kënga e re e saj quhet “Mu ma le fajin”, e një tekst si ai, na bëri të mendojmë se kënga është një dedikim personal i saj.
Kjo këngë e cila u lansua dje ka marrë edhe komente, derisa këngëtarja është komplimentuar nga koleget e saja këngëtare edhe në Instagram.
“Të lumtë e suksese”, i shkruan Shkurte Gashi, ndërsa Ryva Kajtazi e ka uruar këngëtaren për projektin e ri. /Prive.al