Morena e pakujdesshme, tregon atë që s’duhet parë (FOTO)

By

Bukuroshja Morena Taraku e cila njihet për stilin e saj të veçantë nuk heziton të eksperimentojë kohë pas kohe me të.

Atë e shohim të ndryshojë pamje vazhdimisht, duke sjellur fryma të ndryshme sa i përket modës, dhe duke bërë ndryshime të guximshme në pamje.

Para pak kohëve, Morena kishte rifreskuar pamjen e saj me prerjen e flokëve, si pasojë e dëmtimit të tyre.

Mirëpo nuk ka shkuar gjatë, ajo ka rikthyer pamjen e saj të vjetër me flokë   të gjata të cilat nuk duket se janë të saj.

Por, ajo çfarë Morena ka harruar është të tregohet më e kujdesshme për sa i përket vendosjes së parukes. Në fotografinë e fundit në llogarinë e Morenës në Instagram parukja dallohet qartë, dhe si duket Morena nuk e ka vërejtur këtë detaj. /Prive.al/

morena taraku

 

 

Artikuj të ngjashëm