Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se Shkumbin Kryeziu dhe deputetja Vlora Dumoshi janë bërë gjyshër për herë të parë.
Nipi, Matis Kryeziu ua dha këtë epitet ish-çiftit të njohur.
Teksa Dumoshi ka marrë rrugë drejt Amerikës për të qenë krah djalit dhe partneres së tij, urimet në rrjete sociale nuk kanë munguar.
Megjithatë, një foto për të parën herë e ka ndarë bashkëshortja aktuale e Shkumbinit, këngëtarja Mimoza Kryeziu.
Ajo ka postuar të voglin nën mbishkrimin:
“Mirë se erdhe engjull i bukur”.
Raportet me Rronin, djalin e parë të Shkumbinit nga martesa me Vlora Dumoshin janë një shembull për të gjithë dhe ky rast s’kishte si të ishte ndryshe. /Prive.al