Milot Rashica zbulon planet për martesë, kur pritet një dasmë? (VIDEO)

By

I fejuar prej kohësh me Belkiz Keran, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, e ka mbajtur më të fshehtë nga publiku këtë pjesë të jetës private.

Megjithatë, ai ende nuk e ka bërë të ditur se kur do t’i japë fund beqarisë.

Në edicionin e së shtunës në Prive, ai do të përgjigjet në disa nga pyetjet e Artan Telakut lidhur me jetën personale, përfshirë atë se kur do të martohet!

“Jetën private  kam qejf me e mbajt për vete, por edhe s’po mundesh me iu ik. Kjo Kosovë është e vogël dhe kur po dalim diku. Jam me të fejuarën time për afër pesë vjet dhe s’kam çfarë të fsheh”, ka thënë Rashica.

“Kur të është kysmet ju lajmërojmë!”, ka vazhduar ai, duke e bërë të qartë se nuk do e mbajë të fshehur martesën.

Për më tepër, tani pasi i përfundoi të gjitha ndeshjet me sukses me reprezentacionin futbollistik të Kosovës, futbollisti  Rashica, i ka nisur pushimet me të fejuarën e tij, Belkiz Keran. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm