Pasi i përfundoi të gjitha ndeshjet me sukses me reprezentacionin futbollistik të Kosovës, është koha për pushime.
Futbollisti i famshëm kosovar Milot Rashica, tani ka nisur pushimet me të fejuarën e tij, Belkiz Keran.
Ylli i përfaqësueses së Kosovës i cili luan në Bundesligan gjermane gjatë gjithë sezonit ka rrallë herë mundësinë për të vizituar Kosovën, megjithatë zgjodhi që të largohet pak nga këtu për pushime.
Ai është nisur për në ishujt Maldive, ndërsa ka publikuar një seri me fotografi në rrjetet e tij sociale.