Shumë artistë kanë vite në treg duke sjellur këngë të pëlqyeshme për publikun e shumë prej tyre, të paktën një herë kanë prekur majet e karrierës por që nuk arritën ta mbanin për gjatë atë sukses.
Klikimet tashmë janë bërë mburrja më e madhe e artistëve tonë duke e kthyer në një matës për sukses. E në këtë kontekst ajo që mbretëron akoma është kënga ‘Të ka lali shpirt’.
Një këngë që e dimë të gjithë ne madje fjalë për fjalë. Në YouTube ky projekt i Silva Gunbardhit regjistron shifrën që i kalon edhe emrat e njohur të showbizit botëror. Nga janari i vitit 2013 e deri më tani ajo ka shënuar mbi 192 milion klikime.
Duke përdorur të njëjtën formulë, Silva solli këngë sërish me Dafin dhe mori afro 10 milion shikime në YouTube por mbeti vetëm aq dhe nuk depërtoi as tek fqinjët.
Më nuk e morën kreun e klasifikimeve, por më mirë iu eci në jetën private ku të dy artistët filluan lidhje dhe sot gëzojnë statusin e të qenurit prindër dhe të paktën që një vit u distancuan nga jeta publike.
Njëjtë ishte edhe për Altuna Sejdiun. Fenix u bë himn për Tunën dhe ishte hiti më i madh deri më tani i artises me shifrën prej 30 milionë shikimeve, dhe pas saj menjëherë radhitet ‘I asaj’ me afro 14 milionë.
Të njëjtin sukses Tuna e kërkoi edhe vitin e kaluar ku së bashku me Cozman sollën ‘Holla’ por që nuk trokiti në dyert e publikut sikurse dueti i parë. Një marketing të jashtëzakonshëm pati ‘Knocks me out’ e të gjithë menduam se tani Tuna depërtoi edhe në botë, por JO!
Jo vetëm që nuk shijoi sukses përtej kufinjëve por edhe në vendet shqiptare bashkëpunimi me Fatman Scoop nuk mori duartrokitje të shumta. E kështu erdhën edhe shumë projekte që u dëgjuan vetëm për një sezonë.
Dikur Dafina Zeqiri ishte pikë reference nga shumë artistë dhe madje lirshëm mund të themi e preferuara e publikut. Por lëvizjet në karrierë që bëri dhe problemet me rrjetet sociale e zbehen figurën e këngëtares.
Dëshira për të eksperimentuar nuk doli të ishte mjaft e suksesshme për të pasiqë jo të gjitha u mirëpritën. Edhe pse ka shumë koncerte Dafina nuk po i’a del më të jetë e para. Aurela Gaçe njihet për zërin potent e këngë të suksesshme. Por gjatë shumë dekadave në skenë, kolegët i mposhti me vetëm një projekt.
‘Origjinale’ e cila ishte nismëtare për këngë të këtij lloji ngjiti Aurelën në krye. Duke kërkuar suksesin e njëjtë, Aurela atëkohë solli duet me Mc Kreshën por ‘Cash’ fatkeqësisht nuk iu afrua ‘Origjinales.
Shumë mund të mos e njihni nga emri por Sergio është një ndër mbretërit sa i përket klikimeve. ‘Emanuela’e ‘Without You’ kanë shifra të larta 25 milionë respektivisht 38 për të dytën.
E ndërkaq ‘Panthera’ që numëron 13 milionë u pëlqye nga Bullgarët e madje u përpunua me një nga artistet më të njohura të këtij shteti. Por edhe për të gjithçka mbeti aty. Edhe këtë vit, artistë të njohur janë bërë bashkë për tu ngjitur në krye por cila do të jetë formula më e suksesshme që pavarësisht klikimeve të cilat janë bërë ëndërr për këngëtarët do arrij të jetë e PARA të paktën për 2016. /PRIVE.AL/