Miley Cyrus ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Dua Lipën.
Projekti “Prisoner” është i shoqëruar me një videoklip eksplicit i cili shton vëmendjen për këngën që premton të bëhet hit.
Ajo që ka lënë përshtypje në aspektin visual të këngës krahas skenave të nxehta mes dy vajzave është përmbyllja e tij.
“Në kujtim të të gjithë ish-ave”, thuhet në përmbyllje të videoklipit.
Për shkak se është publikuar në kanalin e Miley, kënga nuk mund të shihet në Youtube në Kosovë, të paktën tani për tani. /Prive.al