Pasi u konfirmua se një emër i madh i skenës muzikore ndërkombëtare sic është DJ Calvin Harris do vijë në Kosovë, është bërë e ditur tashmë se një tjetër këngëtare e aktore me super famë botërore, do t’i bashkohet festivalit “Sunny Hill”.
Bëhet fjalë për amerikanen e famshme Miley Cyrus, e cila do të vijë në Kosovë gjatë muajit Gusht, për t’iu bashkuar listës së gjatë të artistëve që performojnë në këtë skenë.
Këtë e ka konfirmuar Dua Lipa si organizatore e festivalit, përmes një videoje në profilin e saj në Instagram, ku Miley e thotë vet se do vijë në Kosovë.
“Do të shkojmë në Kosovë, me mbretëreshën e Kosovës, me Duan”, thotë Miley, derisa festivali këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht. /Prive.al