Liam Hemsworth i uroi Miley Cyrus “shëndet dhe lumturi” përmes një postimi në Instagram.
Ai e dha një mesazh për të gjithë fansat e tij kuriozë pas lajmit për ndarjen nga gruaja e tij.
Me një përshëndetje për të gjithë e filloi aktori 29 vjeçari njoftimin e tij.
“Një shkrim i shkurtë për të thënë që unë dhe Miley jemi ndarë dhe unë dhe i uroj asaj asgjë tjetër përveç shëndet dhe lumturi.
Kjo është një çështje private dhe unë nuk kam bërë, as nuk do të bëj, ndonjë koment për ndonjë gazetar apo media. Paqe dhe dashuri”.
Hemsworth gjithashtu theksoi se “çdo shkrim i raportuar që më atribuohet mua është i rremë.”
Lajmi për ndarjen e dy të famshmëve doli në media të shtunën.