Miley Cyrus dhe Dua Lipa paralajmërojnë një klip shumë provokues

By

Para pak kohësh, Miley Cyrus paralajmëroi se ajo do të sjellë një bashkëpunim me Dua Lipën.

Fansat patën një kërkesë të tillë, që nga performimi i Miley Cyrus në Kosovë në “Sunny Hill Festival”.

E kështu dyshja plotësuan dëshirën e tyre, duke përgatitur një bashkëpunim, data e publikimit të së cilit tashmë është bërë edhe publike.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, autorja e hitit “We can’t stop” ka zbuluar se projekti i saj dhe i Duas mban titullin “Prisoner” dhe publikohet më 27 nëntor.

Ndërkohë muajin që lamë pas vajzat kanë xhiruar edhe videoklipin, një insert të shkurtër të së cilit na e prezantuan së fundmi.

Skena të nxehta, puthje e ledhatime duket se do ndodhin mes dyshes. Është e sigurt të thuhet se edhe fansat mbetën të habitur por të kënaqur nga çka panë. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Artikuj të ngjashëm