Standardi i saj i jetës, kapërcen dukshëm mesataren dhe dëshirat për të qenë trendi dhe e veshur në emrin e markave më të njohura botërore i janë plotësuar.
Gruaja e famshme e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana, ka prezantuar blerjet e saja më të reja.
Një çantë e markës Dior në ngjyrën “baby blu”, e po ashtu edhe një palë sandale të markës Gucci në “baby rose”, kanë qenë përzgjedhjet e kësaj here.
Por sa kushtojnë këto veshje super luksoze?
Faqja shqiptare në Instagram, What They Wearing, ka zbuluar se vetëm çanta e saj ka kushtuar 3200 euro, ndërsa sandalet, bëjnë rreth 600 euro. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BiJumi7HWLS/?taken-by=whattheywearin