Të reja nga Nevina Shtylla në sezonin e ardhshëm televiziv

By

Sezonin televiziv e mbaroi me “Përputhen” një format dating i cili mori goxha vëmendje.

Por duket se planet e Shtatorit nuk do ta kufizojnë Nevina Shtyllën vetëm në programin në fjalë.

View this post on Instagram

Per’Puthen 💋 #reunion 14:00 @ediell_topchannel 🧡

A post shared by NEVINA SHTYLLA 🧸 (@nevinashtylla) on

Ajo do i rikthehet sportit, të cilin e provoi dy vite më parë krah Manushit tek “Procesi Sportiv”.

Kjo është lënë të kuptohet në një prej fotografive të Glenti Nallbanit, redaktorit sportiv në Top Channel ku ai shfaqet krah Nevinës.

“Nuk i ndahet shpirti nga sporti jo. Projekt i ri” – ka qenë përshkrimi në imazhin krah ish-Miss Shqipërisë.

Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për formatin ekzistues historik të televizionit apo diçka e re po vjen pas trazimit të ujërave me largimin e Ilda Bejlerit  pa mbyllur mirë sezonin drejt ABC. /Prive.al

View this post on Instagram

Nuk i ndahet shpirti nga sporti jo @nevinashtylla #newproject

A post shared by glenti (@glentinallbani) on

Artikuj të ngjashëm