Mihrije Braha shkon në Mitrovicën Veriore: Këto janë fjalët emocionuese të saj

By

Këngëtarja kosovare Mihrije Braha, është ndër të paktët shtetas të Kosovës që ka vizituar Mitrovicën e Veriut në periudhën e pasluftës.

Ndonëse kanë kaluar 18 vjet që nga përfundimi i luftës, pjesa veriore e qytetit mbetet e ndarë dhe nën kontrollin e shtetit të Serbisë, ku qasje kosovarët kanë tejet pak ngase atje, për një periudhë të gjatë kohore kanë funksionuar strukturat paralele serbe.

Por Braha, ka vendosur të shkojë në Mitrovicë, ku lëvizja e lirë është e mundshme, por ajo që sheh të shkakton dhimbje.

Dikur qytet i bashkuar e me shumë harmoni, sot Mitrovica përballet me ndarjen e varfërinë.

Këngëtarja ka shkuar atje për festën e Fitër Bajramit, për të takuar të afërmit e saj, dhe thotë se për të është e dhimbje hyrja në Mitrovicën e Veriut. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm