Mihrije Braha hap biznesin e saj të ri (FOTO)

By

Dyqanet me veshje tashmë janë shndërruar në trend mes fytyrave publike.

U nis nga Morena Taraku e vazhdoi me Ryva Kajtazin teksa listës së fundmi i janë shtuar ‘rejat’e famshme, Learta, Egzona por edhe nusja e Sinan Hoxhës, Andrra.

Por, sot një hap të tillë e ka marrë edhe këngëtarja Mihrije Braha.

Ajo ka hapur në Rrugën B dyqanin me emrin e saj që do shesë fustane solemne dhe të nusërisë.

Të shumta kanë qenë urimet në adresë të këngëtares, të cilave i bashkangjitemi edhe ne.

Mihrije, të shkoftë mbarë ky biznes i ri! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm