Të gjithë prindërit bashkohen në një pikë – se të kesh fëmijë është gjë e shtrenjtë.
Por ekzistojnë disa këshilla posaqërisht për prindërit e rinj se si të kursejnë para, transmeton Klan Kosova
Këto janë disa prej tyre:
Planifikoni dhe kurseni për raste urgjente
Aksidentet janë një pjesë e jetës, dhe një pjesë e përgatitjes për të qenurit prind është të jesh gati për të paparashikuarat. Një Planifikuese Financiare, si dhe një nënë e dy fëmijëve, sugjeron të depozitoni 5 përqind të pagës tuaj në një fond emergjence që është krejtësisht i veçantë nga kursimet tuaja të rregullta.
Mbani shpresë
Tani që keni një të porsalindur, është e rëndësishme të siguroheni që të keni vullnet, duke përshkruar qëllimet tuaja për kujdesin e familjes dhe financave tuaja në rast se diçka ndodh.
Filloni kursimet për kolegj
Asnjëherë nuk është herët për të filluar kursimin për kolegj, duke vërejtur se nëse hapni një llogari të kursimeve tani, do të keni deri në 18 vjet për të rritur shumën e duhur. Ju gjithashtu mund të inkurajoni miqtë dhe familjen që të kontribuojnë në llogari në vend të dhuratave për ditëlindje dhe festa të tjera.