Mësoni të krijoni të bukurën me duart tuaja në “Angel Academy”

By

E gjitha filloi nga një kanal i thjeshtë në platformën Youtube – ku Vjosa Metaj demonstronte aftësitë e saj të grimit që t’i shkarkonte në Youtube.

Kjo ishte rreth vitit 2013, kur kanali Angel Makeup Studio filloi të sillte për shikuesit dhe të pasionuarit pas grimit, video profesionale të grimeve të bukura e kreative dhe teknika të ndryshme aplikimi.

Me suksesin që pati profesionalisht, Vjosa u specializua edhe me një fushë tjetër që po merr shumë vëmendje, në micro-bladding të vetullave duke mos lënë anash edhe fushat e tjera të estetikës.

View this post on Instagram

A post shared by ANGEL ACADEMY by VJOSA METAJ (@angelbyvjosa)

Tri vjet më parë ajo inauguroi edhe studion e saj e tani ajo ka inauguar edhe Angel Academy për të ndarë pasionin dhe teknikat me të gjithë ata që duan të krijojnë të bukurën me duart e tyre.

ANGEL është Akademi Estetike me seli në Prishtinë. Aty mund të gjeni trajnime për vetulla, grim profesional, thonj, qerpikë, eyeliner mësuar nga mjeshtrat e industrisë.

Ju mjaftoni të gjein fushën që doni të mësoni dhe do të jeni në duart të sigurta në Angel Academy. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm