Modelja Emina Çunmulaj, është ndër të paktat figura publike që ndanë me ndjekësit e saj komplet jetën që bën, përfshirë të qenit nënë dhe momentet kur gatuan për vajzat e sa.
Si nënë e dy vajzave, tani ajo është shmangur edhe nga pasarelat për t’iu dedikuar tërësisht familjes së saj të re.
Meqenëse është tejet aktive në rrjetet sociale, Eminën mund ta shohim shpesh të pakuruar dhe pa gjumë në përkujdesje të të bijave të saj, e ndonëse është tejet e pasur ajo preferon që vajzat t’i ushqejë vet.
Në Instagram ajo ka dhënë një mesazh të gjitha nënat e reja, duke i porositur ato që të mos jenë gjithmonë të shqetësuara nëse po e bëjnë mirë punën e nënës apo jo, dhe se duhet të bëjnë atë që dinë më së miri të bëjnë.
Ajo madje tregon se ndanë kohë veçmas për të dyja vajzat e saj, për t’ua dhënë dashurinë që ato kanë nevojë.
“Pa presion nëna, le ta bëjmë atë që mundemi ashtu siç dimë, dhe le të vazhdojmë të mësojmë”, ka shkruar Emina në Profilin e saj në Instagram. /Prive.al