Aktori Besnik Krapi i njohur mes tjerash edhe në rolin e tij të turkut në serialin ‘O sa mirë’ sot ka përjetuar një prej momenteve më të çuditshme e njëkohësisht edhe qesharake në jetën e tij.
Shkak për këtë ka qenë një mesazh i ardhur nga një ndjekës në rrjete sociale që besoni ose jo, e ka pyetur aktorin për çmimet e ‘rasadit’ të peshkut të liqenit duke e menduar atë si tregtar peshku.
E gjithë kjo ngatërresë ka ndodhur për shkak të mbiemrit jo fort të zakonshëm Krapi, që mban aktori.
Këtë përvojë Besniku e ka ndarë në rrjetin social Instagram duke shkaktuar shumë të qeshura mes komentuesve. /Prive.al/