Gjatë mbrëmjes së djeshme, Keisi dhe Stresi i dedikuan njëri tjetrit disa mesazhe prekëse, që i postuan në Instagram për të gjithë ndjekësit e tyre.
Reperi ishte i pari ai që postoi një foto me Keisin ku zbuloi se ata nuk e kanë festuar asnjëherë ndërrimin e viteve së bashku, po që i uron lumturinë e botës asaj.
“E shtrenjtë Keisi të uroj gëzuar. Qofsh e lumtur në vitet e ardhshme! Ti meriton të gjithë lumturinë e botës! Je vajzë shembullore! Unë kam dhe do kem gjithmonë respekt për ty! Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar! Por, unë gjithmonë do të kujtoj se më trajtove si mbret!”
Ndërkaq pas pak kohe, edhe Keisi i ktheu përgjigje, duke publikuar mesazhin e saj në Instagram, njëjtë si reperi.
“Vërtetë asnjë vit të ri s’e kemi festuar, por asnjë prej tyre nuk ka kaluar pa të mbajtur në zemër gjithmonë!”, shkroi ajo. /Prive.al