Khabib mysliman i devotshëm, ja çfarë thotë për besimin në Allah!

By

Një luftëtar që vlen me miliona dollarë dhe njëri ndër emrat më të kërkuar në Google ditëve të fundit.

Luftëtari i UFC, i famshmi Khabib Nurmagomedov, ka 27 fitore në karrierën e tij dhe asnjë humbje rresht.

Image result for khabib nurmagomedov

Shtetasi rus me etnitet avar, është një mundës i pashoq dhe i pamposhtur në luftërat e tij. Tani ai mban rekordin e luftëtarit i cili në 27 ndeshje s’ka pësuar asnjë humbje.

Lufta dhe familja janë në zemrën e kampionit, por sidoqoftë për Khabibin ka gjëra edhe më të rëndësishme se sa gara e Ultimate Fightin Championship.

Khabib është një mysliman i devotshëm dhe e ndjenë që ka gabime të cilat duhet t’i rregullojë në raport me Allahun!

Në intervista ai e ka thënë se besimi në Allah vjen para grushteve, transmeton Prive.

“Ti shkon në xhami sepse askush s’është perfekt. Të gjithë bëjmë gabime dhe duhet t’i lutemi Allahut të na falë. Kjo është shumë e rëndësishme mendërisht, të jesh në paqe me Allahun. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua, se sa të jem i qartë me Allahun, ai është numër një”, ka thënë Khabib. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm