Florian Marku u shoqërua jashtë skenës nga sigurimi dhe më pas shtyu kundërshtarin Maxim Prodan në konferencën e shtypit për Joshua vs Usyk.
Boksieri shqiptar sfidon Prodanin për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme këtë të ghtunë në Stadiumin Tottenham Hotspur, drejtpërdrejt në Box Sports të Sky Sports, dhe rivaliteti i tyre vloi para kamerave.
Marku u përpoq të përballej me Prodanin gjatë një shkëmbimi verbal të nxehtë, por u ndalua nga sigurimi dhe më pas e shtyu rivalin e tij rumun teksa pozonin për fotografi në përballjen para luftimit. /prive.al