Mes ‘Gucci’ e ‘Prada’, Valdrin Sahiti së shpejti me brendin e tij në Bruksel

By

Me punën e tij ai ka shkruar histori në modën shqiptare duke u bërë pikë reference.

Dizajneri Valdrin Sahiti ka përjetuar një ‘boom’ viteve të fundit duke u zgjeruar në regjion por me kaq nuk mbarojnë synimet e Sahitit.

Ai duket se është drejt finalizimit të një hapi të madh në karrierë – zgjerimit në kryeqendra europiane.

Mes markave të njohura si ‘Gucci’, ‘Prada’ e ‘Rolex’ shumë shpejt do jetë në Bruksel të Belgjikës edhe dyqani i Valdrin Sahitit, siç bëhet e ditur nga një video që po qarkullon në rrjete sociale.

MEgjithatë, ky nuk do jetë zgjerimi i vetëm i Sahitit i cili së shpejti do të hapë dyqanin e tij edhe në një tjetër kryeqendër të madhe, që do zbulohet shumë shpejt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm