Merret vendimi se çfarë do të ndodhë me këngët e “Eurovision 2020”

By

Këngët që u futën në listën e këngëve garuese për këtë vit në “Eurovision”, nuk do të pranohen në garën për vitin 2021, konfirmuan producentët e ngjarjes, të premten, shkruan DailyMail.

Festivali këtë vit parashihej të mbahej në Roterdam, por u anulua javën e kaluar, për shkak të frikës së përhapur nga koronavirusi.

Përkundër kësaj, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka thënë që vendet ende mund të dërgojnë të njëjtin artist, për të cilin kishin shpresuar se do t’i përfaqësonte ata në atë që do të kishte qenë edicioni i 65-të këtë maj.

Në vend të kësaj, EBU gjithashtu tha se po planifikonte të ‘nderonte këngët dhe artistët’ të zgjedhur për të interpretuar këtë vit me një ngjarje në internet.

Bordi i drejtuesve të festivalit evropian të këngës ka vendosur që në përputhje me rregullat e “Eurovisionit”, këngët e këtij viti nuk do të kenë të drejtë të garojnë në vitin 2021.

“Eurovision” është një nga ngjarjet e shumta që është prekur nga koronavirusi. Vendimi për anulimin e tij u mor nga EBU.

 

Artikuj të ngjashëm