Çka e shtyu Matt Damon të binte në depresion?

By

Aktori Matt Damon e ka kujtuar kohën kur kishte rënë në depression pasi e kishte bërë një projekt që s’i kishte dalë ashtu siç kishte shpresuar.

Damoni nuk e përmendi emrin e filmit, mirëpo kujtoi pendesën që e kishte ndier gjatë prodhimit të tij.

“Pa përmendur ndonjë film në veçanti…nganjëherë e gjeni veten tuaj në një film që mund të mos jetë ashtu sic ju keni shpresuar, por prapë e bëni atë”, ka thënë Damoni në një intervistë për Jake’s Takes në YouTube.

“Dhe më kujtohet në gjysmë të prodhimit të filmit, kur kisha ende muaj për të shkuar dhe kisha marrë familjen diku, në një vend të papërshtatshëm, dhe më kujtohet gruaja ime duke më tërhequr sepse pata rënë në një depresion…mbi të atë se çfarë kisha bërë?”

Artikuj të ngjashëm