Pasi Radio Televizioni Publik Shqiptar transmetoi këngë të këngëtares serbe Ceca, ndryshe e njohur si Svetlana Ranatovi, Autoriteti i Mediave Audiovizive mori një sërë ankesash dhe reagoi ndaj ndodhisë në një deklaratë zyrtare.
Ceca ishte gruaja e fundit e kriminelit të luftës Arkan (Zeljko Ranatovi), më i fuqishmi i Ballkanit deri në momentin që vdiq. Ceca ka folur disa herë kundër Kosovës dhe ka frymëzuar krime në Bosnje dhe Kosovë dhe ka mbështetur bashkëshortin e saj e grupet paramilitare që ai udhëhiqte.
“Autoritetit të Medias Audiovizive i janë drejtuar një sërë ankesash lidhur me transmetimin (e këngëve të Cecës) dhe pas vlerësimit të rastit, RTSH-së i është tërhequr vëmendja për evitimin e rasteve të tilla që krijojnë ndjeshmëri negative te ndjekësit e programeve të transmetuesit publik. […]
Për AMA, programi dhe hapësira për pakicat në RTSH që i shërben miqësisë dhe solidaritetit mes popujve dhe kulturave dhe nuk duhet të promovojë figura që me angazhime konkrete kanë treguar dhe tregojnë të kundërtën,” shkruhet në reagimin e AMA-s.
Gjatë performancës kontradiktore në Mitrovicë, Ceca përcolli mesazhe politike kundër qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Burimi: Anabelmagazine.com