Kanye West dhe Bianca Censori janë drejt ndarjes. Kështu kanë bërë të ditur burime pranë çiftit.
Reperi 47-vjeçar dhe gruaja e tij 29-vjeçare thuhet se u kanë thënë njerëzve përreth se janë ndarë disa javë më parë.
Bianca thuhet se u kthye në Australi për të qenë pranë familjes, ndërsa Kanye me sa duket do të transferohet në Tokio, Japoni dhe do të divorcohet nga Bianca, raporton TMZ.
Ata nuk kanë bërë asnjë deklaratë për momentin dhe raportet për ndarjen e tyre nuk janë konfirmuar.
Kanye dhe Bianca u martuan më 20 dhjetor 2022, vetëm rreth një muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian.