Pushimet e përvjetorit të parë me bashkëshorten e tij, po i kalon si është më së miri.
Edhe plazh e edhe vizita të vendeve historike, por edhe lokacione që dikur kanë qenë të rrezikshme.
Getoar Selimi që ndodhet në Havana të Kubës për të festuar vitin e parë të martesës me bashkëshorten e tij, moderatorin Marina Vjollca, është fotografuar pranë shtëpisë së legjendës së krimit Al Capone.
Geti ka pozuar pranë rezidencës së njërit prej njerëzve më të rrezikshëm që njeh historia. Alphonse Capone apo AL Capone, ishte një boss i krimit me prejardhje italiane që kishte lindur në New York, por që më pas kishte jetuar edhe në Kubë. /Prive.al