Fejesa e çiftit ishte e befasishme, por për martesën dëgjuam në kohë.
Si fshehurazi Besnik Qaka solisti i grupit muzikor NRG Band, u fejua me Lolitën ndërsa martesa nuk iu shkoi pa vëmendjen e mediave.
Ata janë ndoshta i fundit çift i kësaj vere që lamë pas, meqë u martuan në shtatorin e vonë dhe nisën jetën bashkëshortore.
E tani pasi u martuan në qytetin e tyre të lindjes, në Pejë, dyshja duket se po kalon ca ditë në malet e bukura që e rrethojnë qytetin e Pejës.
Dhe në këtë rast, Besniku ka pasur ca fjalë të ëmbla e romantike për gruan e tij.
“Zjarri simbolizon nxehtësinë dhe dritën. Lumi këtu afër vazhdimësinë. Lisat hijet dhe freskinë. Qielli pastërtinë dhe pakufizueshmërinë. Krejt këto bashkë, jetojnë në harmoni. Jam i lumtur që këto po i ndaj me ty loçkë”, ka shkruar këngëtari, duke publikuar edhe një fotografi të tijën me gruan. /Prive.al