Brendi luksoz i parfumeve Memo Paris, të cilin tash e më shumë se 6 vjet e gjeni në Maison De Parfum Prishtina në Albi Mall, e së fundmi edhe në Prishtina Mall – tanimë ka lançuar parfumin e ri Cappadocia.
Shafrani është gurthemeli i kësaj përbërjeje magjike, i rritur nga ëmbëlsia e luleve, drurëve kremoz dhe rrëshirave si petalet.
Aroma e qelibartë delikate, që mbështjell, është pjesë e koleksionit Graines Vagabondes.
Ky parfum sjell një paraqitje e oxhaqeve të zanave që shtrihen në rajonin e Kapadokisë.
Dihet se shtëpia e aromave unike Memo Paris e lançuar në vitin 2007 nga Clara Molloy dhe bashkëshorti i saj John, shfaq mënyrën sesi ata e shohin aromën si një udhëtim, duke krijuar identitetin e saj rreth destinacioneve magjike dhe lëndëve të para të fuqishme.
Kjo dëshirë për udhëtime në vende të largëta dhe takime është vetë reflektimi i çiftit themelues vihet re edhe tek parfumi Cappadocia.
Në Kapadoki, në zemër të Turqisë, toka ruan kujtimin e një emocioni të patëmetë, një dridhje shafrani, druri sandali dhe sipërfaqesh mirre në lëkurë.
Paleta e Kapadokisë është organike, trupore: jasemini i bardhë, benzoinë okër, trëndafili turk, vanilje ari dhe dru sandali i kuq.
Gjithçka që ju e keni imagiinuar rreth këtii top destinacioni, aroma e Cappadocia iu bën ta përjetoni si një ëndërr në realitet.