Babai i larguar i Meghan Markle Thomas Markle dëshiron të shohë nipërit e mbesat e tij – dhe ka kërcënuar me masa ligjore për t’u siguruar që kjo të ndodhë.
Babai i Dukeshës thotë se ai është i gatshëm ta çojë luftën në gjykatë, në mënyrë që më në fund të takojë Archie dhe Lilibet Diana.
Në një video të marrë nga Fox News, gjyshi, një ish-drejtor ndriçimi në Hollywood, akuzon Harry dhe Meghan për përdorimin e fëmijëve si “peng”.
“Ne nuk duhet tw dënojmë fwmijwt për sjelljen e keqe të Meghan dhe Harry,” tha ai, cituar nga Fox News.
“Archie dhe Lili janë fëmijë të vegjël. Ata nuk janë politikë. Ata nuk janë peng. Ata nuk janë pjesë e lojës. Dhe ata janë gjithashtu mbretërorë dhe kanë të drejtë të njëjtat të drejta si çdo mbretëror tjetër”./Prive.al