Edhe mediat greke i kanë dhënë hapësirë sherrit të ndodhur me Princ Lekës dhe Elia Zaharias pak ditë më parë.
“Newsbomb.gr” shkruan se video e sherrit mes ish-çiftit është kthyer virale dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjet.
“Tema e parë në shtypin shqiptar ishte incidenti i familjes mbretërore, ku pas divorcit të çiftit, është shoqëruar me konflikte që më pas kanë përfunduar deri në polici”, shkruhet ndër të tjera.
Kujtojmë se kjo ngjarje është pasqyruar edhe në media të tjera botërore./Tch